Merz i indinjuar me Schröder që festoi ditëlindjen e Putinit në Moskë: Është e pamoralshme
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar ashpër ndaj ish-kancelarit Gerhard Schröder, pasi ky i fundit festoi ditëlindjen e presidentit rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas qeverisë gjermane, një veprim i tillë është i papranueshëm, ndërsa përgjegjësinë për luftën në Ukrainë ia atribuon drejtpërdrejt presidentit rus. “Putini është i vetmi përgjegjës për luftën”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Meier, gjatë një konference për shtyp në Berlin, duke përcjellë qëndrimin e […]