Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/09/2022
Rusia duhet të përballet me “ndëshkim të drejtë” për agresionin e saj ndaj Ukrainës, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në një video të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm, i cili sipas tij duhet të merret me krimet e luftës që Rusia po bën në Ukrainë.
Zelensky komentoi si të paprecedente thirrjen e Putinit për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë ruse , ndërsa tha se referendumet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi shkelin çdo të drejtë themelore njerëzore, raporton BBC.
Zelensky parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen. Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.
Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”, tha Zelenskiy para trupit të OKB-së.
“Duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndëshkuar Rusinë për krimin e agresionit kundër shtetit tonë… Rusia duhet të paguajë për këtë luftë me asetet e saj”, tha presidenti ukrainas, duke i kërkuar OKB-së që të “heqë të drejtën e vetos” nga Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Zelenski u kujtoi liderëve botërorë varrezat masive që po zhvarroseshin në qytetin e çliruar së fundmi të Izium.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)