play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Asambleja e OKB-së, Zelensky i kërkon Perëndimit të ndëshkojë Rusinë për krimet e luftës

today22/09/2022

Background
share close

Rusia duhet të përballet me “ndëshkim të drejtë” për agresionin e saj ndaj Ukrainës, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në një video të regjistruar paraprakisht, udhëheqësi ukrainas propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm, i cili sipas tij duhet të merret me krimet e luftës që Rusia po bën në Ukrainë.

Zelensky komentoi si të paprecedente thirrjen e Putinit për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë ruse , ndërsa tha se referendumet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase në Rusi shkelin çdo të drejtë themelore njerëzore, raporton BBC. 

Zelensky parashtroi ato që ai tha se ishin pesë kushte të panegociueshme për paqen. Këto përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.

Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”, tha Zelenskiy para trupit të OKB-së.

“Duhet të krijohet një gjykatë speciale për të ndëshkuar Rusinë për krimin e agresionit kundër shtetit tonë… Rusia duhet të paguajë për këtë luftë me asetet e saj”, tha presidenti ukrainas, duke i kërkuar OKB-së që të “heqë të drejtën e vetos” nga Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Zelenski u kujtoi liderëve botërorë varrezat masive që po zhvarroseshin në qytetin e çliruar së fundmi të Izium.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Ekonomi

Euro bie në nivelin më të ulët 20-vjeçar mes luftës në Ukrainë

Euro ka rënë në një nivel historik të ulët kundrejt dollarit amerikan si rezultat i inflacionit në rritje, luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, njofton Deutsche Welle. Të enjten euro u ul në prej 0,9810 dollarë, niveli më i ulët në dy dekada. Ajo erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në një përshkallëzim të luftës në Ukrainë dhe pasi […]

today22/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%