play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Ankaraja kërcënon Athinën: Nëse vazhdoni shkeljet do të pushtojmë ishujt grek

today07/06/2022

Background
share close

Turkey marshals law to defend Recep Tayyip Erdogan′s honor | News | DW |  12.02.2022

Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, Mevlut Tsavousoglou ka bërë deklarata të reja provokuese për ishujt grek, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut.

Ministri turk theksoi se Ankaraja do të diskutojë pushtimin e ishujve grek me regjim të çmilitarizuar nëse Greqia vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë, sipas Mevlut Tsavousoglou.

“Nuk është për tu habitur qëndrimi i Greqisë pas takimit të presidentit tonë me kryeministrin grek. Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë. Greqia po bën shkelje në ishujt. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara. Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve” tha minisitri i Jashtëm turk.

Gjithashtu ministri turk komentoi deklaratat e bëra për Turqinë nga ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Deklaratat e zotit Dendias janë absurde. Situata në të cilën ndodhet Greqia është e mjerueshme. Nuk e di nëse vlerësohet kjo, por Greqia është shumë e mirë për të qarë. Na vijnë në fytyrë dhe na përqafojnë. Pas nesh, megjithatë, ata tregojnë inat, urrejtje dhe shpifje. Këto nuk u përshtaten vendeve dhe guvernatorëve. E them sërish se Greqia duhet t’u përgjigjet letrave tona si një njeri ndaj një njeriu. Ne kemi dokumente, nëse kjo shkelje nuk ndalet, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve”, ka thënë ministri turk.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *