play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Altin Dumani, zgjidhet kreu i ri i SPAK

today16/12/2022

Background
share close

2d23d0f1 0042 49a3 8069 59cc0fa2e372

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan  për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës, do të jetë në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.

Kush është Altin Dumani

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë menjënanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit. 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *