BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri, shkak korrupsioni
Bashkimi Evropian ka ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në fushën e bujqësisë. Delegacionit te Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se Komisioni Evropian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet […]