Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në 104-vjetorin e Tiranës si kryeqytet bashkia ka vendosur që të zhvillojë një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat pranë zonës së “Myslim Shyrit” gjatë fundjavës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit jep më tepër detaje se si është konceptuar kjo festë në zemër të kryeqytetit.
Mirela Koçollari: Duke filluar me aktivitete për fëmijë, piktura, craft, gjëra artizanale ku fëmijët mund të punojnë me baltën, të mësohen si mbillen lulet. Do ketë një pjesë të mirë edukuese për pjesën e riciklimit dhe mjedisit. Më pas do kemi sportin që do zërë pjesën më të madhe të hapësirë. Është menduar si një festë ndërgjegjësuese për qytetin.
Festimet për 104-vjetorin e Tiranës do të kulmojnë me koncertin muzikor në mbrëmje.
Mirela Koçollari: Në orët e vona të ditës do të ketë një street party për të rinjtë me DJ të ndryshëm shqiptarë. Kjo në fakt përqafohet shumë dhe do jetë festë me disa ngjyra dhe tipologji aktivitetesh.
Për shkak të aktiviteteve do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frasheri” me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqezimin e rrugës “Reshit Çollaku”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)