play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Aktivitete të shumta për 104-vjetorin e Tiranës

today09/02/2024

Background
share close

Në 104-vjetorin e Tiranës si kryeqytet bashkia ka vendosur që të zhvillojë një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat pranë zonës së “Myslim Shyrit” gjatë fundjavës. Drejtoresha e Promovimit të Qytetit jep më tepër detaje se si është konceptuar kjo festë në zemër të kryeqytetit.

Mirela Koçollari: Duke filluar me aktivitete për fëmijë, piktura, craft, gjëra artizanale ku fëmijët mund të punojnë me baltën, të mësohen si mbillen lulet. Do ketë një pjesë të mirë edukuese për pjesën e riciklimit dhe mjedisit. Më pas do kemi sportin që do zërë pjesën më të madhe të hapësirë. Është menduar si një festë ndërgjegjësuese për qytetin.

Festimet për 104-vjetorin e Tiranës do të kulmojnë me koncertin muzikor në mbrëmje.

Mirela Koçollari: Në orët e vona të ditës do të ketë një street party për të rinjtë me DJ të ndryshëm shqiptarë. Kjo në fakt përqafohet shumë dhe do jetë festë me disa ngjyra dhe tipologji aktivitetesh.

Për shkak të aktiviteteve do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frasheri” me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqezimin e rrugës “Reshit Çollaku”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%