Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jeta e një adoleshenteje mori një kthesë të papritur në vitin 2021 pas gati një viti vizitash te mjekët. 14-vjeçarja Sadie Tessmer u diagnostikua me urtikari hidrogjenike, e njohur zakonisht si një alergji ndaj ujit. Ajo vinte re se diçka e çuditshme ndodhte sa herë bënte dush.
Lëkura bëhej e kuqe por nëna e saj mendonte se uji ishte shumë i nxehtë. Dhe çdo kontakt me ujin, qoftë edhe me lotët e saj, i shkakton dhimbje të padurueshme. Pas një vizite te dermatologu, ajo u diagnostikua me alergjinë që besohet se prek vetëm 50 deri në 100 njerëz në botë.
“Ndjeva sikur dikush po më hidhte benzinë dhe po më vinte flakën. Skuqesha dhe ndihesha sikur po digjesha sa herë që bëj dush, laja duart ose djersitesha. Nuk e duroj dot çdo gjë që po ndodh, filloj të qaj dhe kjo e bën edhe më keq situatën time sepse jam alergjike ndaj lotëve të mi”, tha ajo.
Deri në mesin e vitit 2021, Sadie nuk kishte probleme me ujin dhe i pëlqente të notonte. Më pas befas, në fund të vitit 2021, ajo filloi të vërejë se i digjte lëkura në të gjithë trupin pasi bëri dush dhe u la në një gjendje konfuzioni.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)