play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Befasohet shkenca, poli magnetik i Veriut po lëviz shumë shpejt drejt Rusisë

today21/11/2024

Background
share close

Poli magnetik verior i Tokës aktualisht po lëviz drejt Rusisë, gjë që i ka befasuar shkencëtarët britanikë. Siç shkruajnë mediat e huaja, ky pol është studiuar për shekuj me radhë. Në vitin 1990, ai u zhvendos në Atlantik. Në vitet 1600-1900, sipas shkencëtarëve Poli magnetik i Veriut lëvizte rreth 9.65 km në vit, ndërsa në fillim të këtij shekulli kjo lëvizje është shtuar me rreth 54.7 km në vit. Vetëm në 5 vitet e fundit lëvizja u ngadalësua me 35,4 km në 12 muaj. Sot po lëviz në mënyrë marramendëse drejt Rusisë!

Po pse ka rëndësi lëvizja e Polit të Veriut?

Këto lëvizje gjurmohen nga Shërbimi Gjeologjik Britanik dhe Administrata Kombëtare Oqeanike e Atmosferike e SHBA-së. Krijohet Modeli Magnetik Botëror, që parashikon se ku do lëvizë poli në çdo kohë. Ky sistem luan rol të rëndësishëm edhe te GPS që ne e përdorim çdo ditë apo në çdo fushë që ka të bëjë me transportin. “Aeroplanë, varka e nëndetëse. Ka rol kudo”, tha eksperti i fushës gjeomagnetike në Britani William Brown.

Çfarë i shkakton lëvizjet?

Bërthama e jashtme e Tokës përbëhet kryesisht nga hekur i shkrirë, metal i lëngshëm. Ndryshimet e paparashikueshme në mënyrën e rrjedhjes bëjnë që fusha magnetike rreth Tokës të zhvendoset, gjë që më pas bën që edhe bërthama magnetike të lëvizë.

“Është si një filxhan çaji gjigant, tha Brown për The Times.

Theksojmë se Poli magnetik i Veriut ndryshon herë pas here, bashkë me konturet e fushës magnetike të planetit tonë. Është shumë e rëndësishme që Poli magnetik i Veriut të mos ngatërrohet me Polin e Veriut në aspektin gjeografik. Ky i fundit qëndron në të njëjtin vend.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *