play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Starmer “zbarkon” në Itali, takim me Melonin për emigrantët dhe Gjadrin!

today16/09/2024

Background
share close

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërriti në Itali për një vizitë të nxitur pikërisht nga skema e emigrantëve me qendrat e pritjes në Shqipëri, që ka ngjallur interest ë madh në Londër.

Starmer, që këtë cështje e ktheu në boshtin e takimit të tij kryeministren Giorgia Meloni, e pohoi dhe vetë që nxitjen e ka marrë pikërisht nga nisma e procesimit të kërkesave për azil në qendrën e Gjadrit, të emigrantëve të shpëtuar në det.

“Jam këtu për të diskutuar mbi  këtë qendër koordinimi dhe për të trajtuar me kryeministren cështjen e emigracionit të paligjshëm. Dhe këtu dua të them se ka pasur një reduktim dramatik, ndaj dua ta kuptoj më mirë si ndodhi kjo. Unë vetë e kam besuar prej kohësh se parandalimi dhe frenimi i i njerëzve që udhëtojnë në radhë të parë është një nga mënyrat më të mira për t’u marrë me këtë çështje të veçantë.”

I pyetur sakaq më konkretisht lidhur me skemën e Italisë në Shqipëri, Starmer sipas The Independent u përgjigj: “Të shohim. Më intereson se si funksionon kjo, si gjithë të tjerët.Por është ende shumë herët për të dalë me një përfundim”. Pak ditë më parë, qeveria laburiste anulloi planin prej 700 milionë paundë të konservatorëve të larguar nga pushteti, me pretekstin se nuk po reduktonte hyrjet ilegale nga ngushtica me Francën, ndërkohë që një debat i ri, sipas mediave britanike, është duke lindur me Gjermaninë që kërkon të marrë ambientet e ndërtuara nga Anglia ne Ruanda, për të tentuar vetë një skemë të ngjashme.

Marrëveshja, fillimisht për pesë vjet mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon e 36.000 emigrantëve në vit në portin shqiptar të Shëngjinit. Rastet e tyre do të trajtohen në një qendër që është duke u ndërtuar në një bazë ajrore pranë në Gjadër, e cila do të mund të strehojë 3.000 njerëz. Të dyja objektet do të kenë personel italian dhe do të funksionojnë nën juridiksionin italian. Megjithatë, siguria e jashtme do të bëhet nga rojet shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *