Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Johnny Depp iu rikthye ekranit te madh pas gjyqit famëkeq,duke u shfaqur me premieren e filmit te tij te fundit e cila hapi kete edicion te 76-te te festivalin te filmit ne Kanë.
Pas premierës së dramës së tij biografike franceze, aktori mori një ovacion prej shtatë minutash.
Depp mezi mbajti lotët ndërsa të pranishmit shpërthyen në brohoritje për performancën e tij si Mbreti Louis XV.
Sipas Variety, Depp tha gjithashtu se: “Unë nuk ndihem i bojkotuar nga Hollywood sepse nuk mendoj për Hollywood”.
“Jeanne du Barry” tregon historinë e Jeanne Bécu, Comtesse du Barry, e cila njihej si Madame du Barry dhe ishte dashnore e mbretit Louis XV.
Në prill, shefi i Kanës Thierry Frémaux foli me Deadline për vendimin për të hapur festivalin me filmin e Depp, duke e quajtur atë “një film të bukur”.
“Filmi i hapjes duhet të dalë njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Ne nuk vendosim filma në platformë në atë vend, sepse duam që Franca të marrë pjesë në festival,” tha Frémaux.
“Filmi është një sukses dhe Johnny Depp [si Louis XV] është i mrekullueshëm në të.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)