play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

26 vite burg për Salih Mustafën, Gjykata Speciale dënon ish-Komandantin e UÇK

today16/12/2022

Background
share close

Gjykata Speciale e Hagës dënon me 26 vite burg ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, tha se trupi gjykues ka marrë për bazë dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar pasi kanë qenë të besueshme dhe u konfirmuan nga prova të tjera dhe se “ishin të qarta dhe koherente, përshkrimet ishin të gjalla dhe të rrëfyera me emocion”.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.

Kryegjykatësja tha para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

“Në asnjë moment nuk është gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 Shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 Shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë.

Ky është vendimi i parë i dhënë nga Gjykata Speciale Hagës lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë e ndërmarra ndaj përfaqësuesve të UÇK-së.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *