Kosova rinovon me trajnerin Foda
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin Franco Foda për dy vite të tjera. Marrëveshja është firmosur më 6 tetor, nga presidenti Agim Ademi dhe trajneri Foda, por njoftimi zyrtar ka ardhur këtë të premte nga Federata. Me këtë kontratë, tekniku gjerman do të qëndrojë në krye të Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi zgjatjeje në rast të kualifikimit në Euro […]