Lehtësimi i trafikut rrugor në Tiranë, ministri Balla: Gjoba jo qëllim, por…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane. Gjatë bashkëbisedimit me Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ministri theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët, ndërgjegjësimin e tyre për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit, si një masë mbrojtëse për shëndetin e jetën […]