play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Rrënoja misterioze e anijes së lashtë del në sipërfaqe disa shekuj pas mbytjes në veri

today01/02/2024

Background
share close

Rrënoja e një anijeje që besohet se është disa shekuj e vjetër ka dalë në sipërfaqen e oqeanit në veri të Kanadasë, duke habitur vendasit e studiuesit.

Rrënoja e rrallë u shfaq në brigjet e Newfoundland në verilindje të Kanadasë pas kalimit të stuhisë Fiona.

Një gjuetar i ri vendas ishte i pari që e vuri re mes valëve të bregdetit më 20 janar.

21 vjeçari vendas Gordon Blackmore, tha për rrjetin CBC: ‘Ishte e mrekullueshme. Jam shumë kurioz të mësoj si quhej anija, sa e vjetër është dhe nëse kanë vdekur njerëz të shkretë në të”.

Ekspertët thonë se anija e drunjtë besohet t’i përkasë shekullit të 19-të, ajo është thuajse 30 metra e gjatë dhe besohet se ka qenë anije për gjueti balenash.

Kreu i shoqërisë së antikiteteve në Newfoundland e Labrador tha për rrjetin Guardian: “Kjo është një ngjarje e rëndësishme, është ndërtuar me dru të fortë, lis ose ah, prandaj besojmë se nuk është prodhuar këtu në Newfoundland por ndoshta në Evropë”.

Zyrtarët thanë se po ruajnë që rrënoja të mos merret përsëri nga deti në mënyrë që të tentohet dokumentimi i saj.

Edhe në vitin 2021 një seri stuhish dimërore zbuluan disa struktura të vjetra të drunjta që datonin prej viteve 1800, në të njëjtën zonë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *