Rregulli i çuditshëm në Skoci, futbollistëve u ndalohet goditja e topit me kokë
Futbollistët profesionistë në Skoci do të ndalohen të gjuajnë topin me kokë në stërvitje një ditë para dhe një ditë pas ndeshjeve. Klubet gjithashtu kanë marrë udhëzime që të kufizojnë në vetëm një herë në javë stërvitjet intensive të goditjeve me kokë. Rregullat e reja vijnë pasi Universiteti i Gllasgout realizoi një studim ku tregohej se ish-futbollistët kishin 3,5 herë më shumë mundësi të vdisnin nga sëmundje në tru, sesa […]