play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

110 vjet pavarësi, Biden mesazh urimi presidentit Begaj

today28/11/2022

Background
share close

biden begaj 1280x720

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Bajram Begaj. Në mesazhin e urimit, presidenti amerikan thekson strehimin e afganëve në vendin tonë, duke vlerësuar Shqipërinë për humanizmin.

“Ky vit shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka çuar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël”.

Në mesazhin e Biden theksohet edhe mbështetja e SHBA-së për vendin tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, shprehet presidenti Biden në mesazhin e tij.

Nga ana e tij, presidenti Begaj ka falënderuar përmes një mesazhi në Twitter, kreun e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin e urimit në ditën e Pavarësisë.

“Faleminderit president Biden për mesazhin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të festës sonë të Pavarësisë. Shqipëria dhe SHBA janë partnerë strategjikë dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në vitet në vijim për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%