Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Janë zyrtarizuar vendet që do ta presin si organiznatore Kupën e Botës 2030, e cila do të luhet në Marok, Spanjë dhe Portugali. Vendimi u mor nga Këshilli i FIFA-s, teksa lajmin e ka bërë të ditur presidenti Gianni Infantino.
Për më tepër, tri ndeshjet e para të kompeticionit në fjalë do të luhen në Amerikën e Jugut, midis Uruguajit, Argjentinës dhe Paraguajit, për të nderuar 100-vjetorin e Kupës së Botës. Ndërkohë, mësohet se ceremonia e hapjes së Kupës së Botës 2030 do të mbahet në Montevideo.
Pra, kjo Kupë Bote “jubilare” do të mbahet në tri kontinente dhe gjashtë vende. Vendimi u mor unanimisht dhe pas konsultimeve me konfederatat e ndryshme. “Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli i bashkojnë kombet, – ishin fjalët e Gianni Infantino.
– Këshilli i FIFA-s, i cili përfaqëson të gjithë botën e futbollit, vendosi njëzëri të festojë në mënyrën më të përshtatshme përvjetorin e 100-të të Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaj në vitin 1930.
Si rezultat, festa do të zhvillohet në Amerikën e Jugut, ndërsa tri vende – Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaji – do të organizojë nga një ndeshje të Kupës së Botës 2030. E para nga këto tri ndeshje padyshim do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka, në legjendarin e Montevideo, pikërisht për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës.
Mesazhi i paqes, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes do të përhapet kudo përmes këtij edicioni. Në vitin 2030 do të kemi një ndikim unik global, tri kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – dhe gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguaji, Portugalia, Spanja dhe Uruguaji – të cilat do të mirëpresin dhe bashkojnë botën duke festuar së bashku lojën e bukur të futbollit, 100-vjetorin e Kupës së Botës”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)