play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Zyrtare: Jep dorëheqjen presidenti i klubit turk që grushtoi gjyqtarin

today12/12/2023

Background
share close

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.

Faruk Koca, i cili tashmë është arrestuar, tha se ishte i pikëlluar me atë çfarë kishte bërë. Ndërsa Meler ishte shtrirë në tokë, ai gjithashtu u godit me shkelm në kokë të paktën një herë.
Koca ka bërë të ditur dorëheqjen e tij përmes një deklarate në faqen e klubit.

“Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer”, thuhet në reagimin e tij.

“Fushat sportive duhet të jenë vendi i konkurrencës zotërinjsh. Çdo qëndrim që hedh hije mbi lojën e ndershme, duke përfshirë edhe timin, nuk duhet të jetë i pranishëm në stadiume”.

Meler u shtrua në spital me një frakturë të lehtë pranë syrit, por nuk është në gjendje të rëndë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *