Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania e teknologjisë Zoom, e cila është bërë sinonim i punës në distancë gjatë pandemisë së koronavirusit, u ka kërkuar punonjësve të saj të kthehen në zyrë.
Në njoftim thuhet se “qasja hibride e strukturuar” është mënyra më efikase e punës dhe se personat që jetojnë deri në 80 kilometra larg duhet të punojnë nga zyra të paktën dy herë në javë, transmeton BBC.
Zoom tha se rregullat e reja do të prezantohen në gusht dhe shtator, me një kornizë kohore që ndryshon nga vendi në vend.
Ky është një ndryshim i madh nga shtatori i vitit 2022, kur sipas Wall Street Journal, vetëm një për qind e punonjësve të Zoom ishin në zyrë rregullisht ndërsa 75 për qind e punonjësve punonin në distancë dhe pjesa tjetër kishin një lloj regjimi hibrid.
Në fund të janarit, Zoom punësoi rreth 8,400 njerëz, më shumë se gjysma e tyre në SHBA, por aktualisht është nën presionin e konkurrentëve si Microsoft dhe është detyruar të bëjë pushime nga puna dhe shkurtime financiare.
Rritja e kompanisë është ngadalësuar dhe aksionet e saj aktualisht kanë vlerë 68 dollarë secila – dukshëm më pak se në tetor 2020, kur ato tregtoheshin me 500 dollarë për aksion.
Kjo është e fundit në një seri përpjekjesh të kompanive të mëdha për të kufizuar mundësinë e punës në distancë, e cila tashmë është bërë nga Amazon dhe Disney.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)