play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

today22/06/2022

Background
share close

Abigela Voshtina: Sezoni artistik në TOB, një sukses që sfidoi infrastrukturën e mjeruar dhe pagesat qesharake - kultura-lifestyle

Qeveria ka zgjedhur drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

Burime per Club Fm bëjnë me dije se në krye të këtij institucioni është zgjedhur Abigela Voshtina, e cila pason në këtë detyrë Zana Çelën.

Qeveria e ka marrë vendimin në mbledhjen e sotme.

Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Ajo ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës.

 

 

Si violiniste ajo ka performuar në skena ndërkombëtare.

Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.

Kjo e fundit nuk rizgjidhet për një mandat tjetër, pas 6 vitesh në detyrë, kohë që përkoi me rikonstruksionin e godinës dhe me një teatër pa sallë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *