play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Zgjedhjet e 14 majit, Policia në gatishmëri nga sot deri në përfundim të procesit

today12/05/2023

Background
share close

rebani 1280x684

Duke filluar prej orës 18:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të procesit zgjedhor, të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, kalojnë në gatishmërinë “Shërbim i Përforcuar”. Drejtues i Lartë i Rendit dhe Sigurisë Publike Rebani Jaupi e bëri të ditur këtë në një konferencë për mediat, ku njoftoi masat e Policisë për zgjedhjet e 14 majit.

“Kjo masë merret me qëllim përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme me të cilën na ngarkon ligji dhe detyrimi ndaj qytetarëve, për ofrimin e një mjedisi të sigurt si parakusht për ushtrimin e lirë të të drejtës për të zgjedhur përmes votës, përfaqësuesit e tyre në njësitë e qeverisjes vendore. Kërkohet kryerja e veprimeve të shpejta, profesionale, rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera përgjegjëse sipas fushës, ruajtja e gjakftohtësisë në çdo situatë dhe rrethanë, si dhe komunikim me etikë policore”.

Sipas tij, punonjësit e Policisë së Shtetit, deri tani, nuk janë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe me Kodin Zgjedhor.

“Deri tani, nuk kemi ndonjë konstatim prej tyre, lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit. Gjithashtu, deri tani nuk kemi asnjë rast të punonjësve të Policisë së Shtetit, të evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, punonjës të kompromentuar për pozicionin e tyre si punonjës të depolitizuar apo punonjës që kanë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike”.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet përsa i përket tentativës për shitblerje të votës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, por nuk dha informacione të tjera për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.

Gjithashtu, është miratuar edhe një regjistër i posaçëm për krimet zgjedhore.

“Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në vendimin nr. 12, të datës 30.12.2020, të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, regjistri i posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, i cili administrohet që prej fillimit të procesit zgjedhor nga çdo komisariat policie, drejtori vendore policie, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky regjistër është i aksesueshëm nga KQZ-ja dhe nga subjektet elektorale”.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, janë trajnuar 7530 punonjës policie, 5511 punonjës policie për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë dhe 305 automjete civile.

Për sigurimin e 5211 qendrave të votimit, 92 KZAZ-ve dhe 92 VNV-ve, do të angazhohen 5511 punonjës policie për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, ndërsa 57 objekte të rëndësishme do të merren në ruajtje nga forcat komando.

“5511 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të ndërhyjnë në rast se kërkohet nga komisionet zgjedhore apo nga KQZ-ja; 305 automjete civile, që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesit zgjedhor. Janë prodhuar nga Policia e Shtetit, 6000 kopjeve të librit të xhepit, për detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, gjatë procesit zgjedhor, kopje të cilat janë shpërndarë në të gjitha strukturat e Policisë. Janë përgatitur dhe miratuar urdhri i përbashkët i Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për marrjen në ruajtje të 57 objekteve të rëndësishme, të cilat do të sigurohen nga 192 punonjës policie nga forcat “Komando”.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *