play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, vijon regjistrimi i diasporës. Refuzohen mbi 400 kërkesa

today15/01/2025

Background
share close

Prej 11 Janarit vijon regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit e që shprehin dëshirën për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit, ose siç njihet shkurtimisht PER, kanë shkuar në total 16 090 kërkesa.

Nga to janë duke u shqyrtuar mbi 80% e këtyre kërkesave, pra 13103 kërkesa, ndërsa janë miratuar 15.1% e tyre, ose e përkthyer ndryshe, 2423 kërkesa. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se 424 kërkesa janë refuzuar. Kjo përbën 2.6% të të gjitha kërkesave të dërguara në PER.

Në vend të parë janë shqiptarët e Italisë që kanë shprehur kërkesën e tyre për të votuar, që ndiqen nga ata në Greqi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këto janë 5 shtetet kryesore me kërkesat më të larta, por nga të dhënat rezulton se ka edhe nga shtete si Angola, Koreja e Jugut, Arabia Saudite etj.

Sipas qarqeve, në Tiranë rezultojnë kërkesat më të larta.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%