play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Zendaya, Anne Hathaway dhe Priyanka Chopra pushtojnë rrjetin pas daljes së përbashkët në tapetin e kuq

today17/05/2023

Background
share close

Nëse një ikonë mode nuk mjafton, si thoni për tre?

Zendaya, Anne Hathaway dhe Priyanka Chopra mahnitën në eventin Bulgari Mediterranea High Jewelry, ku pozuan bashkë për foto në Palazzo Ducale në Venecia, Itali.

Për këtë rast, i cili u organizua për koleksionin e ri të bizhuterive të Bulgari, Anne kishte veshur një fustan Atelier Versace ngjyrë ari. Fustani kishte gjithashtu një kapuç, të cilin ylli i Devil Wears Prada e vendosi pas tapetit të kuq.

Sa i përket Zendaya-s, aktorja e ‘Euphoria’ kishte veshur një fustan të zi të Richard Quinn me mëngë të rëna që nxirrte në pah dekoltenë. Ndërkohë, Priyanka kishte veshur një fustan me një set dypjesësh të Miss Sohee, me një top-crop dhe fund të zbukuruar me një lule me rruaza

Dhe, për t’iu përshtatur temës së eventit, aktoret kompletuan look-un e tyre me diamante që bien në sy rreth qafës. Varsja e Anne përmbante gurë të çmuar në ngjyrë rubin, ndërsa aksesori i Zendaya-s ishte si një gjarpër. Priyanka zgjodhi të vishte një choker me gurë të çmuar shumëngjyrësh të ngulitur mes gurëve të argjendtë.

Ngjarja ribashkon Anne dhe Priyanka në tapetin e kuq pas Met Gala 2023, e cila nderoi stilistin e ndjerë të modës Karl Lagerfeld. Ndërkohë, Zendaya nuk ishte në natën gala.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *