play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Zelensky në Kongresin amerikan: Jetojmë çdo ditë “11 Shtatorin”

today16/03/2022

Background
share close

11 shtatori 2001, ngjarja që ndryshoi shumë gjëra në botë - TelegrafiZelensky - Kongresit: Kujtoni 11 shtatorin kur mendoni për Ukrainën -  Albeu.com

“Ukraina është mirënjohëse për ndihmën e Shteteve të Bashkuara, por kemi nevojë për më shumë”. Me ketë mesazh ju drejtua ligjvënësve amerikanë presidenti Volodimir Zelenski, në një fjalim historik nga Kievi i përfshirë në luftë.

Ovacione dhe thirrjet “Lavdi Ukrainën” pushtuan sallën, ndërsa kryetarja e dhomës së përfaqësueseve, Nancy Pelosi, i dha fjalën njeriut që po udhëheq me vendosmëri rezistencën kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas risolli në kujtesë tmerrin e sulmeve terroriste të 2001-shit, dukë thënë se Ukraina po e përjetonte çdo ditë 11 shtatorin teksa luftonte me forcat e Vladimir Putin. Zelenski përsëriti thirrjen për më shumë ndihmë ushtarake dhe atë për shpalljen e zonës së ndalim, fluturimit mbi Ukrainë.

“Trupat ruse kanë hedhur më shumë se 1000 raketa në Ukrainë dhe bomba të panumërta. Ata përdorin dronë për të na vrarë me precizion. Ky është një terror që Europa nuk e ka parë për 80 vite. Ne po presim për një përgjigje. A po kërkojmë shumë? Të shpallet një zona e ndalim fluturimit mbi Ukrainë për të shpëtuar njerëz. A është shumë? Një zonë humanitare, në mënyrë që Moska të mos terrorizojë më qytetet tona të lira”, tha Zelensky.

Duke i njohur meritat presidentit amerikan Joe Biden për përfshirjen personale në sigurimin e ndihmave, Zelenski këmbënguli për më shumë sanksione deri sa makineria ushtarake ruse të ndalet. Ai sugjeroi të ndëshkohen të gjithë politikanët e Federatës Ruse dhe të tërhiqen të gjitha bizneset amerikane.

“Të gjitha kompanitë amerikane duhet të largohen nga tregu rus menjëherë pasi ai është i mbushur me gjakun tonë. Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”.

Si pjesë fjalimit në Kongres, Zelensky shfaqi një video emocionuese që tregonte Ukrainën në kohë paqe dhe gjatë luftimeve në 3 javët e fundit. duke e quajtur këtë si luftën më të madhe në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, presidenti tha se nuk kishin menduar asnjë sekond të dorëzoheshin, edhe pse çdo ditë jetonin nën breshërinë e sulmeve. Fjalimin e tij e mbylli me një mesazh të pasionuar për Biden, duke i kërkuar të behet lideri i paqes.

“Paqja në vendin tuaj nuk varet më nga ju dhe populli juaj. Varet nga ata pranë jush, ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë është te jesh i guximshëm dhe i gatshëm për të luftuar për jetën e qytetarëve të t’u dhe të botës. Presidenti Biden ju jeni lideri i vendit tuaj. Shpresoj që do të bëheni edhe lideri i botës dhe rrjedhimisht lideri i paqes”, tha Zelensky.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *