Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kylie Jenner po kalon një kohë argëtuese në vilën luksoze të aktorit të njohur, Timothee Chalamet.
Fotot e paparacëve tregojnë çiftin duke shijuar një atmosferë romantike në oborr dhe ka të gjitha mundësitë që bukuroshja 25-vjeçare të ketë arritur tashmë të afrohet më shumë me familjen e Timothy-t, pasi është parë duke biseduar me motrën e tij të madhe, Pauline Chalamet.
“Kylie po e shijon lidhjen, por fokusi i saj kryesor është të jetë një nënë e mirë”, tha burimi, duke shtuar se marrëdhënia e çiftit të famshëm “nuk është serioze”.
Kujtojmë që Timothy dhe Kylie u përfolën për herë të parë në prill, por ata dyshohet se e u njohën me njëri-tjetrit në janar kur të dy morën pjesë në sfilatën e Jean-Paul Gaultier.
Muajin e kaluar, revista “Us Weekly” raportoi se çifti flasin pothuajse çdo ditë, qoftë në telefon, apo me mesazhe.
“Ata kanë shumë komunikim argëtues dhe flirtojnë shumë, dhe Kylie ka gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e saj për shkak të tij. Marrëdhënia nuk është serioze megjithatë, por asaj i pëlqen të shoqërohet me Timothy dhe dëshiron të shohë se ku i çon ata”, tha burimi.
“Është vërtet argëtuese sepse ndihet shumë ndryshe nga marrëdhëniet e saj të kaluara. Është e re dhe emocionuese për Kylie dhe ajo po argëtohet shumë,” shtoi ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)