play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Zbulohet dashuria e re e Taylor Swift

today04/05/2023

Background
share close

Zbulohet dashuria e re e Taylor Swift pas ndarjes së saj të fundit – Abc  News

Taylor Swift dhe Matty Healy janë sërish bashkë. Sipas një raportimi të ri të The Sun, këngëtarja e njohur duket se është ndarë nga partneri i saj prej 6 vitesh Joe Alwyn shkurtin e kaluar. Megjithatë, ndarja e tyre u bë e ditur vetëm muajin e kaluar.

Siç duket Swift ka një preferencë për anglezët dhe ndaj kësaj radhe lidhja e saj e re është me muzikantin, Matty Healy. Të dy njihen prej disa vitesh, ndërsa në vitin 2014 nuk munguan fotot e tyre bashkë. Pavarësisht se çifti i ri nuk ka folur për lidhjen e tyre, një burim për The Sun thotë se të dy janë gati të shpallin lidhjen e tyre. Diçka që mund të ndodhë në shfaqjen e ardhshme të Taylor Swift në Nashville.

“Është ende shumë herët, por të dy ndihen gati për të vazhduar përpara. Ata ishin çift rreth 10 vite më parë, por më pas gjërat nuk ecën siç donin ata”, thuhet në botim.

Përveç kësaj, thuhet se nuk ka pasur “konfuzion në marrëdhënie”. Kështu që Swift fillimisht ishte ndarë nga Alwyn dhe më pas ndodhi ribashkimi me Healin. Këngëtarja aktualisht është e angazhuar me turneun e saj, megjithatë të dy komunikojnë shpesh dhe do të takohen personalisht në koncertin e saj të radhës.

Marrëdhënia e mëparshme e Swift me Alwyn, pavarësisht kohëzgjatjes së saj të gjatë, mbeti shumë private me shumë pak informacione që dolën në dritë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%