play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Zbulohen statuja bronzi 2300 vjet të vjetra në Itali, ekspertët: Mund të rishkruajë historinë

today09/11/2022

Background
share close

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura të përkryer në Toskanë që besohet se datojnë që nga koha e lashtë romake. Statujat u zbuluan nën rrënojat me baltë të një banjoje të lashtë në San Casciano dei Bagni,një qytet në majë të kodrës në provincën e Sienës, rreth 160 km në veri të kryeqytetit Romë.

Hygieia dhe Apollon janë mes perëndive të tjera greko-romake, ndërsa statujat thuhet se janë rreth 2300 vjet të vjetra. Një ekspert tha se zbulimi mund të “rishkruajë historinë”.

Shumica e statujave, të cilat u gjetën të zhytura nën banja së bashku me rreth 6,000 monedha bronzi, argjendi dhe ari, datojnë midis shekullit të 2-të para Krishtit dhe shekullit të 1-të pas Krishtit.

Epoka shënoi një periudhë “transformimi të madh në Toskanën e lashtë” pasi zona kaloi nga sundimi etrusk në romak, tha ministria italiane e kulturës.

Jacopo Tabolli, një asistent profesor nga Universiteti për të Huajt në Siena që drejton gërmimin, sugjeroi se statujat ishin zhytur në ujërat termale në një lloj rituali. “Ju jepnin ujë sepse shpresonin që uji do ju kthente diçka”, vuri në dukje ai.

Statujat, të cilat u ruajtën nga uji, do të dërgohen në një laborator restaurimi në Grosseto, përpara se të ekspozohen përfundimisht në një muze të ri në San Casciano.

One of the statuesIMAGE SOURCE,REUTERS
One of the statues at the dig siteIMAGE SOURCE,EPA
One of the statues at the dig siteIMAGE SOURCE,EPA
One of the statues at the dig siteIMAGE SOURCE,REUTERS
One of the statues aft6er being removed from the siteIMAGE SOURCE,REUTERS
One of the statues aft6er being removed from the siteIMAGE SOURCE,EPA
A drone shot of the dig site

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *