Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa në letrën e tij për kryeministrin Rama dhe liderët e tjerë të rajonit para samitit që mbahet më 18 Dhjetor thekson se aty do diskutohet për zbatimin e planit të rritjes si dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal.
Një pjesë e axhendës së takimeve të liderëve europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor sipas burimeve të Klan News në Bruksel do t’i kushtohet, edhe mundësive për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të rajonit tonë.
Që në marrjen e stafetës Charles Michel, Presidenti Costa ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një mjet për të garantuar paqen dhe sigurinë e kontinentit evropian.
Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet kandidate do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, duke shmangur pengesa të panevojshme burokratike si dhe pa dhënë afate kohore artificiale.
Shqipëria ka synimin për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 për të qenë gati për tu ulur me të drejta të plota në Bruksel në vitin 2028. Komisioni Evropian është shprehur i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)