Pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, qytetarët turq janë bërë bashkë në këto ditë të errëta për vendin e tyre duke dhënë ndihmë me të gjitha mënyrat.
70-vjeçarja Sarıgül Kaçan, edhe pse në kushte të vështira, shiti viçin dhe paratë i çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka.
E moshuara e shiti viçin 13 mijë lira, rreth 740 mijë lekë. Së bashku me djalin e kryeplakut të fshatit, ajo ia dërgoi shumën autoriteteve lokale për ta dhuruar atë për të prekurit nga tërmeti.
Deri tani janë konfirmuar më shumë se 17 mijë të vdekur në Turqi dhe në Siri dhe mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa dëmet janë kolosale.
Post comments (0)