Ariu i verdhë më i famshëm në botë do të jetë protagonist i një filmi horror. “Winnie the Pooh: Blood & Honey” (Winnie the Pooh: Gjak dhe Mjaltë) na tregon anën e errët të personazhit aq të dashur për fëmijët.
Ky film nuk ka asnjë lidhje me “Disney” dhe kompania nuk mund ta ndalojë një film të tillë, pasi që nga 1 janari i këtij viti, Winnie the Pooh është kthyer në një pronë publike dhe nuk është më i mbrojtur nga e drejta e autorit. Që do të thotë se kushdo mund të krijojë variante të këtij personazhi sipas dëshirës.
Filmi i ri horror do të ketë edhe personazhin Piglet, por do të mungojë Tiger, për arsyen se ky personazh ka dalë më vonë dhe ende nuk është bërë pronë publike në SHBA.
Post comments (0)