Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania Meta po shpenzon miliarda dollarë për të ndërtuar metaversin – një univers alternativ dhe virutal – por cilat janë planet e saj më të fundit për WhatsApp?
Që prej blerjes së WhatsApp nga Mark Zuckerberg në vitin 2018, qëllimi i tij kryesor ka qenë monetizimi i këtij aplikacioni për të gjeneruar më shumë para por kjo nuk ka qenë fare e lehtë.
Në fillim, plani i tij ka qenë transformimi i WhatsApp në një ‘minierë ari’ për reklamat dhe marketingun, por për shkak se filozofia e këtij aplikacioni ka qenë gjithnjë privatësia dhe thjeshtësia, kjo strategji u desh të lihej mënjanë.
Ama, gjigandi i teknologjisë ka kohë që po eksperimenton me një platformë të re brenda aplikacionit më popullor të shkëmbimit të mesazheve.
Kjo platformë e re do të quhet Communities.
Communities do t’i japë përdoruesve mundësinë për të ndërtuar grupe diskutimi me miqtë, familjarët por edhe me persona të tjerë që ndajnë interesa të njëjta.
Po ashtu, disa tipare të përditësuara do të përfshijnë telefonatat në grup me deri në 32 veta, emoji të reja, si dhe kontrolle të shtuara për adminët dhe moderatorët.
Kjo platformë e re është parë si një përpjekje e Metaverse për të kapitalizuar dëshirën e përdoruesve për t’u bërë pjesë e komuniteteve private jashtë platformave aktuale si Facebook apo Instagram.
“Është e dukshme që mënyra se si ne komunikojmë online po ndryshon,” – shkroi CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, teksa dha lajmin me anë të një postimi në Facebook. “Shumice prej nesh i përdorin rrjetet social për të zbuluar përmbajtje të reja dhe interesante si dhe për të qëndruar të përditësuar. Por, për një nivel më të thellë ndërveprimi, shkëmbimi i mesazheve është kthyer në qendrën e jetëve tona digjitale. Është më intime dhe private dhe me anë të sistemeve tona të dekriptimit, bëhet gjithashtu më e sigurt,” – tha ai.
Communities do t’i lejonte organizatave, shkollave apo klubeve të krijonin rrjete ku anëtarët e tyre mund të informohen, ndër-veprojnë apo edhe ndajnë lajme e të reja me njëri tjetrin.
Gjithashtu, grupet do të kenë mundësi të krijojnë nën-grupe, për shembull nëse brenda një grupi do të duhet të flitet për një projekt të veçantë apo një event, një grup ‘mëmë’ mund të krijojë disa nën-grupe.
Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe shkollat, në bazë të moshave të studentëve apo klasave të ndryshme.
Ngelet për t’u parë se sa efekt do të ketë ky përditësim i ri për të bërë atë që Zuckberg ka vite që kërkon ta arrijë me WhatsApp.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)