play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Vullkani shkatërron statujat e Ishullit të Pashkëve, dëmi i pariparueshëm

today11/10/2022

Background
share close

Statujat e larta prej guri të Ishullit të Pashkëve në Kili dhe elementë të tjerë arkeologjikë janë shkatërruar nga vullkani.

Zjarri, i shkaktuar nga vullkani Rano Raraku aty pranë, filloi të hënën dhe shkatërroi më shumë se 100 hektarë të ishullit duke dëmtuar edhe statujat e tij të famshme të gdhendura në gurë të njohura si ‘Moai’ të cilat u krijuan nga një fis polinezian mbi 500 vjet më parë.

Ariki Tepano, i cili menaxhon Parkun Natyror Rapa Nui, tha se dëmi është “i pariparueshëm” dhe paralajmëroi se “pasojat shkojnë përtej asaj që sytë mund të shohin”.

Parku Kombëtar Rapa Nui, emri i të cilit vjen nga emri indigjen i ishullit, është një zonë e mbrojtur që shfaq trashëgiminë e kulturës Rapa Nui.

Nënsekretarja e Trashëgimisë Kulturore të Kilit, Carolina Pérez Dattari tha se zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Monumenteve të vendit “janë në terren duke vlerësuar dëmet” nga zjarri në figurat e shenjta prej guri të ishullit.

Ishulli i listuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s shtrihet rreth 3,500 km nga brigjet e Kilit dhe është ishulli më i largët i banuar në planet. Ishulli i largët ka qenë prej kohësh një destinacion për turistët nga e gjithë bota, kryesisht për shkak të monumenteve gjigante Moai.

A

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *