Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
David Eliuk po synon të futet në Librin e Rekordeve Guiness nëpërmjet vrapimit në maratonën 20-kilometërshe, ndërkohë që mban veshur 90 bluza.
“Ndjesi e mirë, pata një ekip të mrekullueshëm pas vetes. Në fillim pata probleme tek krahët në xhiron e parë por ekipi ishte i gatshëm të më ndihmonte”, deklaroi Eliuk.
Eliuk u stërvit pesë muaj për ta arritur këtë sukses, mirëpo në fillim hasi në vështirësi të paparashikuara për shkak të peshës dhe ngushtimit të rrobave.
Amerikani thotë se provat i ka dorëzuar në Guiness për njohje zyrtare por ende s’ka marrë përgjigje.
“Të gjithë duhet të jenë krenarë për arritjet individuale”, shkroi Eliuk në Instagram pas sfidës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)