play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Vodhi një çokollatë në dyqan, pendohet dhe i dërgon letër shitësit bashkë me lekët

today17/06/2022

Background
share close

Vogëlushi zviceran vodhi një çokollatë në dyqan, pasi pendohet prek me  letrën drejtuar shitësit italian - Bota

Në fund të majit, Benjamin, një turist zviceran 12-vjeçar kishte vjedhur një vezë Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos.

I ndjerë fajtor për këtë gjest, i riu pak kohë më vonë i dërgoi pronarit një letër ku i kërkonte falje dhe një kartëmonedhë 10 euroshe.

Pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi, postoi foton në Facebook duke thënë se donte të takonte djalin për t’i shtrënguar dorën.

“Unë quhem Benjamin – thuhej në letër – jam 12 vjeç dhe vij nga Zvicra, më 30 maj hyra në dyqanin tuaj por nuk kisha para dhe vodha një vezë Kinder. Më vjen shumë keq.Shpresoj se mund të më falësh sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”. 

“Isha i shtangur”, tha pronari.

“Me ato që kemi kaluar vitet e fundit, asgjë nuk më habit, por sot kam ndërruar mendje”, shkruan pronari në profilin e tij në Facebook.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *