play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Vjen për herë të parë në Tiranë “Kampionati Botëror i Mundjes”, Veliaj: Tirana, Qyteti i Sportit

today30/10/2023

Background
share close

Në vitin e “Qytetit Evropian të Sportit”, Tirana po gëlon nga aktivitetet sportive.

Kryeqyteti shqiptar mikpriti për herë të parë “Kampionatin Botëror të Mundjes” për të rinjtë deri në 23 vjeç, ku morën pjesë mbi 1.100 mundës dhe trajnerë nga 60 vende të botës.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në vitin e “Qytetit Evropian të Sportit”, kryeqyteti ka pritur më shumë se një mijë aktivitete sportive.

Faleminderit që e keni kthyer Tiranën, edhe kësaj here, në një super arenë sportive. Këto tapete nuk janë vetëm tapete për dyluftim, janë kryesisht tapete për miqësi. Sigurisht, në ato 5 minuta dyluftojmë, por ama për 50 vitet e ardhshme kemi krijuar miqësi mes sportistëve, skuadrave dhe shteteve. Ndaj, sot në një botë që po gëlon me konflikte nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që sporti të jetë një instrument që na bashkon, që na afron.

Këtë vit Tirana ka pasur rreth 1.000 aktivitete dhe ky kampionat botëror i të rinjve nën moshën 23 vjeç është vetëm një prej tyre. Do të vazhdojmë me aktivitetet deri në fund të vitit, duke e kthyer Tiranën në një kryeqytet të Europës për sportin këtë vit. Ne duam ta vazhdojmë çdo vit këtë, duke mbështetur Federatën, edhe kampionët tanë, por sidomos sportin në komunitet, duke hapur të gjitha palestrat dhe duke u siguruar që çunat dhe gocat tanë mësojnë nga më të mirët e botës,” tha Veliaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *