play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Vjehrra e Kobe Bryant hedh në gjyq vajzën e saj, kërkon dëmshpërblim prej 7.5 milionë dollarësh

today12/05/2023

Background
share close

Më shumë se tre viet më parë, Kobe Bryant vdiq në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe që nga vdekja e tij, familja e basketbollistit legjendar ka luftuar për pasurinë e tij prej 600 milionë dollarësh.

Paratë sigurisht i ka trashëguar gruaja e tij Vanessa dhe dy vajzat e tjera, por historia u ndërlikua kur u përfshi vjehrra e Bryant, Sofia. Nëna e Vanessa-s ngriti një padi kundër vajzës së saj për gjithçka që bëri për të gjatë jetës së Kobe.

Ajo pretendon se kishte një kontratë të nënshkruar me Bryant për ta mbështetur deri në vdekjen e saj dhe gjithashtu kërkon pagesën që dyshohet se i takojnë sepse punonte si dado, duke u kujdesur për dy mbesat e saj.

Ajo i ka kërkuar vajzës së saj gjithsej 7.5 milionë dollarë.

“Unë dhe dhëndri i saj e mbështetëm sepse ia kërkova. Tani ajo kërkon 96 dollarë në orë, sepse gjoja  ka ushqyer nipërit e mbesat e saj për 12 orë në ditë për 18 vjet,” tha Vanessa në një deklaratë për mediat amerikane.

Los Angeles County ka rënë dakord të paguajë gati 29 milionë dollarë dëmshpërblim për të venë e superyllit të NBA-së, pasi policia publikoi fotot e rrëzimit të tij fatal të helikopterit tre vjet më parë.

Vanessa hodhi në gjyq policinë dhe publikoi emrat e policëve të cilët shpërndanë foto nga vendi i aksidentit ku humbën jetën bashkëshorti i saj Kobi dhe vajza Gina dhe përveç tyre vdiqën edhe shtatë persona të tjerë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *