play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Viti i ri shkollor, Kushi: Regjistrimi në klasë të parë edhe për fëmijët që nuk i kanë mbushur 6 vjeç

today15/08/2023

Background
share close

Fëmijët të cilët i mbushin 6 vjeç deri më 31 dhjetor, do të mund të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024. Kështu ka bërë me dije Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ndërsa vendimi është marrë me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

Në një postim në Facebook, Kushi shkruan se të gjithë prindërit që i shohin fëmijët e tyre me zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, edhe pse nuk i kanë mbushur 6 vjeç, mund t’i regjistrojnë në klasë të parë. Ata duhet të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ministrja thekson se ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.

Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të  regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024. Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator. Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë”, shkruan Kushi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *