Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/04/2024
FBI dhe Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po hetojnë një nga grabitjet më të mëdha të parave të gatshme në historinë e qytetit, pasi u vodhën rreth 30 milionë dollarë nga një objekt magazinimi parash.
Vjedhja ndodhi natën e së dielës së Pashkëve në një objekt në Sylmar, një lagje periferike në Luginën e San Fernando, ku trajtohen dhe ruhen paratë e gatshme nga bizneset në të gjithë rajonin, raporton CNN.
Hajdutët fituan akses në ndërtesë dhe hynë në kasafortë duke i shpëtuar alarmit dhe hetuesit besojnë se është një grup i sofistikuar bazuar në aftësinë e tyre për t’iu shmangur zbulimit.
Autoritetet po hetojnë nëse grupi kishte njohuri të brendshme për objektin.
Sipas Los Angeles Times, më parë grabitja më e madhe e parave të gatshme në qytet ndodhi më 12 shtator 1997, kur 18.9 milionë dollarë u vodhën nga vendi i mëparshëm i objektit Dunbar Armored Inc. në Mateo Street.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)