Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/01/2024
Një çarje e re ka arritur që të marrë para dhe barrierat mbrojtëse të një qytet të Islandës nga llava, ndërsa një zyrtar këtë e cilëson si skenari më i keq.
Ashtu siç është raportuar më herët, shpërthimi vullkanik ndodhi të dielën në mëngjes pranë Grindavik, qyteti i evakuuar në nëntor përpara një shpërthimi masiv nga i njëjti gadishull, ndërsa dy banesa janë dëmtuar. Lava kërcënoi sërish komunitetin dje, por kryeministrja Katrín Jakobsdottir tha se barrierat po “i shërbenin qëllimit të tyre” dhe e larguan pjesën më të madhe të rrjedhës.
Shefi i mbrojtjes civile Víoir Reynisson tha se ndërsa rryma kryesore e llavës doli jashtë barrierave, çarja e re brenda tyre ishte “skenari i rastit më të keq”. Një opsion që po merret në konsideratë është përdorimi i pompave për të ftohur llavën me ujë të detit për të shpresuar që të kufizojë dëmtimin në qytet.
Zonja Jakobsdottir tha se qeveria do të vazhdojë të paguajë pagat dhe kostot e strehimit për banorët që janë detyruar përsëri të largohen. Presidenti i Islandës Gudni Johannesson tha në X se “asnjë jetë nuk është në rrezik, megjithëse infrastruktura mund të jetë nën kërcënim”. Ai tha se asnjë fluturim nuk ishte ndërprerë.
Shpërthimi ndodhi pas një serie tërmetesh të vogla në rajonin jugperëndimor, dhe shpërthimi i së dielës ishte i pesti në gadishullin Reykjanes që nga viti 2021.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)