play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

VIDEO/ Raketat bien si “shi”, rusët bombardojnë me breshëri predhash fshatin e çliruar ukrainas

today21/09/2022

Background
share close

Qindra raketa ruse që pasi lansohen shpërndajnë copëza të vogla që shpërthejnë në ajër dhe nxjerrin zjarr, janë parë duke rënë mbi një fshat të Ukrainës.

Fshati Ozerne i cili u çlirua në rajonin e Donetskut, së fundmi u sulmua nga forcat ruse . Ky sulm ka ardhur menjëherë pasi ai u mor nga forcat e Kievit.

Në video shihen qindra predha duke rënë mbi shtëpitë, dhe ndriçonin rrugës teksa po shpërthenin.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka shpërndarë videon, duke thënë se predhat ruse 9M22S kanë rënë mbi fshatin e çliruar Ozerne në rajonin e Donetskut.

Ozerne është një fshat në Bakhmut në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës. E predhat 9M22S përdoren nga mjetet motorike si BM-21 për lansimin e raketave, dhe janë të dizajnuar që t’i vënë zjarrin çfarëdo objekti mbi të cilin përfundojnë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%