Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ashtu siç pritej, “dardanët” e Ballkanit të udhëhequr nga tekniku Ilir Daja kanë shpartalluar me rezultatin e thellë 4 me 1, bjellorusët e BATE Borisov, në sfidën e parë të vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League.
Pavarësisht rezultatit të parët avantazhin e morën, bjellorusët falë golit të “bomberit” të tyre, Denis Laptev që në minutën e 10’-të të sfidës. Mirëpo, “dardanët” kishin diçka tjetër në mendje dhe vetëm 21 minuta më vonë vjen goli i barazimit me Jashanicën, duke e mbyllur kështu fraksionin e parë të lojës me rezultatin e barabartë 1 me 1.
Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë e Ilir Dajës arrijnë të shënojnë dhe plot 3 herë të tjera në portën kundërshtare, fillimisht me një dopietë në minutat 58’ e 67’ nga këmbët e Bleart Tolajt e më pas vjen një gol më minutën e 89’ të sfidës nga qendërmbrojtësi Armend Thaqi.
Tashmë, me këtë fitore, Ballkani mund të thuhet me plot gojë se ka siguruar pjesëmarrjen për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Conference League, teksa e vetmja gjë që e ndan nga zyrtarizimi i kualifikimit janë 90 minutat e kthimit, të cilat do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
SHIKONI GOLAT:
Goli i Denis Laptev, 0-1:
Goli i Bajram Jashinacës, 1-1:
Goli i Bleart Tolaj, 2-1:
Goli i Bleart Tolaj, 3-1:
Goli i Armend Thaqit, 4-1:
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)