Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/04/2024
Falja e Namazit është zhvilluar edhe nëpër rrethe, ku besimtarët myslimanë kanë përmbyllur muajin e shenjtë të Ramazanit. Pas lutjes që Allahu tu pranojë sakrificat gjatë muajit të agjërimit, besimtarët myslimanë kanë uror shqiptarët për një jetë më të paqtë dhe marrëdhënie më të begata dhe plot dashuri mes tyre.
Falja e Namazit vjen pas një muaj sakrifice dhe adhurimit ndaj Allahut përmes agjërimit besimtaret festojnë sot (10 prill) Fitër Bajramin.
Në Fushë Krujë besimtarët mbushën stadiumin e qytetit gjatë faljes së Namazit. Moshat e reja ishin risi në këtë qytet, tregues i vlerave njerëzore dhe besimit të plotë në Allah për t’iu dedikuar veprave të mira.
Muharrem Vrana, hoxha i qytetit dhe imami Dritan Rrahmani pas ceremonisë në Ilahi dhanë një mesazh të fortë të bashkimit të besimtarëve në solidaritet të plotë, me paqe dhe dashuri për njëri-tjetrin.
Edhe në Berat besimtarët myslimanë falën Namazin në pedonalen e qytetit, ku dhe përcollën urimet e tyre për më shumë paqe e begati në çdo familje.
Falja dhe ritet e festës janë kryer nga Myftiu Bilbil Talla, i cili është lutur për më shumë paqe, mirësi dhe begati në familjet beratase dhe në gjithë vendin. Myftiu ka theksuar se sakrifica e çdo besimtari në 30 ditët e agjërimit është një sakrificë sublime që do të shpërblehet nga zoti me më shumë begati e shëndet.
Falja e Namazit në Lushnjë është zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit. Në këtë ditë të shënuar besimtarët nuk harrojnë të ndihmojnë edhe familjet në nevojë.
Sheshi kryesor i qytetit është mbushur nga besimtarët myslimanë edhe në qytetin e Fierit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin, ndërsa krerët myslimane kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli ka uruar dhe përshëndetur gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Myftiu përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri-tjetrit dhe për më shumë besim duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Allahu.
Në Durrës besimtarët myslimanë falën Namazin në xhaminë e madhe të qytetit. Falja e Namazit është drejtuar nga imami Ervin Qylafku, i cili kërkoi bashkim dhe solidaritet të plotë me njëri-tjetrin.
Pas faljes së Namazit, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin shoqëruar me drekat familjare, si shpërblim për sakrificën e besimtarëve nëpërmjet agjërimit gjatë 30-ditëve të Ramazanit.
Në këtë ditë të shënuar, Radio Televizioni Shqiptar uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)