play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Vampiri më i famshëm në histori mund të ketë qenë vegan

today06/09/2023

Background
share close

Dracula është pa diskutim vampiri më i famshëm në botë. Por njeriu që frymëzoi figurën aq të famshme të qenies gjakatare mund të jetë ushqyer vetëm me perime.

Të paktën kështu sugjerojnë analizat e zhvilluara së fundmi në Universitetin e Katanias.

Princi Vlad, i cili sundoi tri herë krahinën e Vllahisë mes viteve 1448 dhe 1477, kishte një zakon që i ngulte në hu kundërshtarët e tij, veprim që frymëzoi shkrimtarin britanik Bram Stocker, për të shkruar veprën e tij “Dracula” në vitin 1897.

Sot, 500 vjet më vonë, analizat shkencore të disa prej letrave të shkruara prej tij tregojnë se Vladi ishte, në fakt, vegan.

Vampiri më i famshëm në histori mund të ketë qenë

Portreti i Vlad Dracula, realizuar në vitin 1560.

Skuadra e studiuesve të Universitetit të Katanias mori nga këto letra kampionë të gjakut, djersës dhe gjurmëve të gishtërinjve të Vladit. Letra i drejtohet lordit të një krahine në Rumaninë e sotme dhe në fund të saj, është e nënshkruar: Vlad Dracula.

Studiuesit zbuluan se në të gjithë kampionët e marrë mungonte proteina me bazë shtazore, diçka e pazakontë. “Vampiri prototip mund të ketë qen vegan”, tha për “The Times” bashkautori i studimit, Gleb Zilberstein. “Në shekullin XV, Europa kishte një klimë shumë të ftohtë dhe kishte shumë pak ushqim. Sipas bioarkeologëve, aristokratët në kontinent kishin dietë të varfër dhe mishi shpesh nuk konsumohej”.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se letrat kishin të dhëna që linin të kuptohej se sunduesi i frikshëm vuante nga haemolakria, një sëmundje që shkaktonte lot gjaku.

Zbulimet u botuan në revistën “Kimia Analitike”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *