Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Vajza e aktores së famshme italiane, Monica Bellucci, është fotografuar nga paparacët në rrugët e Romës duke xhiruar një reklamë për markën luksoze Dolce & Gabbana.
Deva Cassel është fotografuar pranë shatërvanit të njohur Fontana di Trevi, me një fustan të zi ndërsa në sy kanë rënë linjat perfekte trupore të 18-vjeçares.
Modelja ka rreth 1 milionë ndjekës në Instagram dhe ka nisur të ndjekë tashmë hapat e prindërve të saj, pasi ka firmosur një kontratë të re për një serial të ri në Netflix.
Xhirimet për filimin e titulluar “Leopard” filluan muajin e kaluar, ndërsa pritet të zhvendosen gjatë muajve të ardhshëm në qytete si Palermos, Sirakuza, Katania, por edhe në kryeqytetin italian.
Kjo shënon një arritje të rëndësishme për 18-vjeçaren e cila shfaqi së fundmi talentin e saj si aktore edhe në filmin “The Beautiful Summer”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)