Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/08/2023
UNESCO ka rekomanduar që një nga destinacionet turistike më të njohura dhe më të brishta në Itali t’i shtohet listës së rrezikut të trashëgimisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën i bën thirrje qeverisë italiane qw të “sigurojë përkushtimin maksimal” për të trajtuar “problemet e vjetra” në Venecia, e cila ka vite që po përballet me shumë turistë dhe efektet e ndryshimeve klimatike .
Venecia është një nga 1,157 vendet e përcaktuara aktualisht si një sit i Trashëgimisë Botërore, të cilat kanë “vlerë të jashtëzakonshme universale” për shkak të ofertave të tyre kulturore ose natyrore.
Rekomandimi për vendosjen e Venecias në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik është bërë nga UNESCO dhe ekspertë të organeve këshillimore në axhendën e saj të përkohshme, përpara sesionit të 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të agjencisë, i cili është planifikuar të mbahet në Riad, Arabi Saudite, në shtator.
Reuters raporton se Projekt-rezoluta argumenton se nuk ka pasur një “nivel të rëndësishëm progresi në adresimin e çështjeve të vazhdueshme dhe komplekse që lidhen veçanërisht me turizmin masiv, projektet e zhvillimit dhe ndryshimet klimatike”.
Në draft rezolutë thuhet se këto çështje po shkaktojnë “përkeqësim dhe dëmtim të strukturave të ndërtesave dhe zonave urbane, duke degraduar identitetin kulturor dhe social të pronës dhe duke kërcënuar integritetin e atributeve dhe vlerave të saj kulturore, mjedisore dhe peizazhore”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)