Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të mërkurë në vendin tonë, ndërsa gazi nuk ka ndryshuar.
Tashmë nafta do të shitet 243 lekë për litër, 9 lekë më pak, ndërsa benzina do të shitet 229 lekë për litër, 12 lekë më pak se një ditë më parë.
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi që çmimi i gazit të mos ndryshojë, dhe të vijojë shitja me 81 lekë për litër.
Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Vendimi i ri hyn në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Vendi ynë si shumë vende të tjera po përballet prej muajsh tashmë me rritje të çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës ushqimore, si pasojë e luftës në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)