Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/08/2022
Sot janë shënuar 31 vite që kur Ukraina shpalli pavarësinë dhe shkëputjen e plotë nga ish-Bashkimi Sovjetik, por për ukrainasit Dita e Pavarësisë do të jetë një ditë e zymtë pasi krerët e shtetit kanë paralajmëruar disa herë se Rusia mund të kryejë sulme me raketa, shkruan CNN.
Vitet e mëparshme kjo ditë është zhvilluar me festime dhe parada ushtarake, por sot gjashtë muaj që nga fillimi i luftës, këto ceremoni nuk do të kenë shkëlqimin e dikurshëm. Kreu i Administratës Ushtarake të Kievit, Gjenerali Mykola Zhyrnov, tha se festimet janë ndaluar në kryeqytet dhe qytete të tjera në mënyrë që forcat e sigurisë të mund të përgjigjen në mënyrë sa më efektive ndaj sulmeve të mundshme ruse.
Në vend të një parade, automjete ushtarake ruse të shkatërruara, përfshirë tanke, u vendosën në Khreshchatyk, rruga kryesore e Kievit, si dëshmi e përpjekjes së dështuar të Moskës për të aneksuar kryeqytetin në javët e para të luftës.
Në prag të Ditës së Pavarësisë, turma njerëzish u panë në Khreshchatyk, duke parë pamjet përmes një ekrani. Shumë prej të pranishmëve në shesh, të intervistuar nga CNN rrëfyen se kjo ditë nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, pasi të afërmit e tyre ndodheshin në vijën e parë të rrezikut.
Gjithashtu, ata nuk pranuan të tregonin identitetin e plotë, pasi kjo përbënte rrezik për ta. Por një qytetare e quajtur Liubov tha se ajo u shfaq për të parë “paradën e hekurishteve” së bashku me djalin e saj 8-vjeçar, Illia.
Ndërsa Illia hipi në një mjet ushtarak rus, Liubov e përshkroi paradën si “simbolike”, duke thënë shumë njerëz në Kiev e kanë harruar luftën, kështu që unë mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për ta kujtuar.
Bashkëshorti i saj, i cili po lufton në vijën e pare të frontit, i është lutur që të largohet nga kryeqyteti për në shtëpinë e tyre verore 50 kilometra larg, tha ajo. Por ajo ka refuzuar të largohet. Edhe nëse ka sulme masive me raketa në Kiev ditën e sotme, ne nuk do të largohemi, tha ajo.
“Nuk ndihem e entuziazmuar për Ditën e Pavarësisë, më tepër ndihem e trishtuar sepse e kuptoj se çfarë po ndodh, burri dhe vëllai im janë në vijën e parë”, shtoi ajo.
Duke mbajtur një flamur ukrainas, një tjetër qytetare tha për CNN se edhe ajo ka të afërm që luftojnë kundër Rusisë.
“Babai im është në vijën e pare të frontit, shumë nga të afërmit e mi po luftojnë gjithashut, kështu që kjo nuk është festë në vetvete.
Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se Rusia mund të shtojë përpjekjet për të sulmuar, përfshirë sulmet me raketa.
Pas gjashtë muajsh konflikti që e kanë çuar ekonominë e Ukrainës në një krizë të thellë dhe kanë ndërprerë pothuajse çdo pjesë të jetës së përditshme, lodhja ishte e dukshme tek ata, raporton abcnews.al.
“Nuk ndihem entuziast për këtë festë”, tha një 29-vjeçar, duke shpjeguar se është i shqetësuar për sulmet ruse. “Urrejtja ime për rusët është rritur edhe më shumë”, tha Anna, 68 vjeçe.
Ajo e përshkroi presidentin rus, Vladimir Putin-in si të paparashikueshëm. “Ai thotë një gjë, bën diçka ndryshe dhe askush nuk mund ta dijë se çfarë ka në të vërtetë ai në mendjen e tij”, tha ajo.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)