play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

U tërhoq nga festivali muzikor, ja kush do ta zëvendësojë Kanye West në “Coachella”

today07/04/2022

Background
share close

“Coachella” ka gjetur një zëvendësues tjetër për reperin Kanye West – i cili u tërhoq nga festivali prestigjioz në moment të fundit.

Festivali muzikor me bazë në Kaliforni publikoi një poster të ri në “Instagram” të mërkurën në mëngjes që liston The Weeknd dhe Swedish House Mafia si interpretuesit që marrin përsipër vendin e West.

Nga ana tjetër edhe The Weeknd e ka zyrtarizuar lajmin, duke e ripostuar posterin në faqen e tij të “Instagram”-it.

Shumë fansa u lumturuan që këngëtari do të jetë pjesë e festivalit, madje edhe vetë modelja e njohur Kendall Jenner bashkohet me njerëzit e tjerë, duke komentuar në postin e The Weeknd me një ’emoji’ që lutet.

Reperi miliarder ishte planifikuar të performonte në datat 7 dhe 24 prill, por ai vendosi të shkonte në eventin Indio të Kalifornisë e cila fillon fundjavën e ardhshme.

 

Për më tepër ishte bërë e ditur se edhe reperi Travis Scott do t’i bashkohej Kanyes në skenë, duke lënë kështu festivalin “Coachella”.

Scott nuk ka performuar në asnjë ngjarje të madhe muzikore që nga tragjedia ku mbetën 10 të vdekur dhe mijëra të lënduar. Ndërkohë, Kanye nuk është parë në publik që nga 27 marsi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *